Përballë pasqyrës së një gruaje

6.00

Ismail Kadare

Categories: , SKU: 9789928186249 Tag:

Përshkrimi

Prej kohësh Ismail Kadare ka shprehur mendimin se në letërsi shpesh qëllon që, pas një teksti jo fort të gjatë, të fshihet embrioni i një romani.
Tri tekstet e mbledhura në këtë libër, janë të parët që janë cilësuar prej Kadaresë si “mikroromane”. “Kalorësi me skifter” përshkruan rrugëtimin e një krimi nga një epokë te tjetra, nga fashizmi në komunizëm, në botën reale dhe në atë të vetëdijes, gjersa më në fund kryhet.
Teksti i dytë, “Historia e Lidhjes së Shkrimtarëve shqiptarë përballë pasqyrës së një gruaje”, sjell për herë të parë misterin ende të pandriçuar të një prej institucioneve më të zymtë të botës komuniste.
Romani i tretë është ai i një poeti të madh shqiptar që, pothuajse i harruar e i varrosur së gjalli gjatë diktaturës, arriti të sfidojë epokën, duke përjetuar në prag të vdekjes të vetmen gjë që s’mund t’ia ndalonin: një histori dashurie…