Eskili, ky humbës i madh

4.00

<h3>nga <span style=”color: #e1474d;”>Ismail Kadare</span></h3>

Category: SKU: 9789928186812 Tag:

Përshkrimi

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë. Ai kërkon një gjendje shpirtërore të veçantë. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se ti e njeh atë qysh nga rinia e hershme, e ke bërë në shkollë, ke dëgjuar për të në emisionet e kulturës në TV etj., shkurt, nuk ke asnjë kureshtje për të, kështu që leximi i tij ose, më saktë, rileximi i tij përbën vetvetiu një “akt të zgjedhur”. Në të vërtetë, fjalët “lexim” ose “rilexim” në këtë rast ngjajnë të pasakta. Shfletimi i librit të tij më tepër se lexim është një përsiatje, madje gjatë kohës së leximit do të ishte e natyrshme që më shumë se i hapur, libri të qëndronte i mbyllur. Por dihet se për një gjë të tillë duhet një gjendje e veçantë shpirtërore, e cila nuk krijohet lehtë dhe në çdo kohë. Dhe në qoftë se ti e kupton se dita nuk është e përshtatshme, atëherë është mirë ta vësh përsëri në raft librin dhe të presësh një ditë tjetër.

Këto janë disa shënime për Eskilin të hedhura në kohë të ndryshme. Prej mendimeve që zgjojnë, mund të gjykohet se sa të përshtatshme ose jo kanë qenë ditët kur ato janë shkruar.