Gjashtë shtyllat e vetëvlerësimit

L1,500

Kategoritë: , SKU: 9789928265913 Etiketa:

Përshkrimi

Klasiku modern për rritjen e vetëvlerësimit, i cili të ndihmon të përmirësosh mendësinë tënde, të arrish më shumë dhe të rregullosh marrëdhëniet me partnerin, fëmijët, kolegët, e jo vetëm, shkruar nga pioneri i psikoterapisë.

“Shtyllat e Dr. Nathaniel Branden-it na japin themele jetëgjata mbi të cilat të ndërtojmë familjet, shkollat dhe bizneset tona”.
—Dennis Waitley, Ph. D., autor i “Psikologjia e fitores”.

“Gjashtë shtyllat e vetëvlerësimit” është kulmi i një jete të tërë studimesh dhe praktikash klinike, konsideruar si vepra më e rëndësishme mbi këtë tematikë. Ky libër gjithëpërfshirës dhe i mbushur me njohuri për motivimin dhe sjelljen njerëzore, është i domosdoshëm për cilindo që ka interes personal apo profesional për vetëvlerësimin.

Dr. Nathaniel Branden prezanton gjashtë shtyllat, gjashtë praktika për jetesën e përditshme që bazohen te veprimi dhe që japin themelin për vetëvlerësimin. Ai zbulon rëndësinë qendrore të vetëvlerësimit në pesë fusha: ambienti i punës, prindërimi, edukimi, psikoterapia dhe kultura në përgjithësi. “Gjashtë shtyllat e vetëvlerësimit” paraqet udhëzime konkrete për mësuesit, prindërit, menaxherët dhe terapistët të cilët janë përgjegjës për zhvillimin e vetëvlerësimit tek të tjerët. Gjithashtu tregon përse vetëvlerësimi, në botën e sotme kaotike dhe konkurruese, është themelor për fuqinë tonë personale dhe profesionale.

Informacion shtesë

ISBN:

9789928265777

Nr. i faqeve:

288

Viti:

2024

Lidhja:

E butë

Përkthyes:

Arlind Fazliu