Vepro si ujku

L1,200

nga Jordan Belfort

Kategoritë: , SKU: 9789928265753 Etiketë:

Përshkrimi

CILI ËSHTË ASETI YT KRYESOR NË BIZNES . . . DHE NË JETË? AFTËSIA PËR TË BINDUR

Jordan Belfort – i përjetësuar nga Leonardo DiCaprio në filmin The Wolf of Wall Street – na ofron një sistem efikas shitjesh, i cili është vërtetuar shkencërisht që përmirëson aftësinë për të ndikuar dhe bindur një individ (ose grup) për një rezultat të paracaktuar, qoftë në biznes ose në jetën personale. Për herë të parë, Jordan Belfort, me stilin e tij të paimitueshëm, u shpjegon lexuesve fije për pe, Sistemin e Linjës së Drejtë – atë sistem që përdori për të krijuar pasuri për veten, klientët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Deri më sot, ky program revolucionar ka qenë i disponueshëm vetëm përmes trajnimit në internet (dhe kushtonte 1,997 dollarë). Nga sot e tutje, përmes librit Vepro si ujku, Belfort do t’i përçojë një brezi të ri lexuesish teknika të jashtëzakonshme shitjesh. Çdo strategji dhe çdo këshillë e dhënë në këtë libër, është provuar se funksionon edhe në situata të jetës reale.

Vepro si ujku deshifron kodin e blerjes, përmes të cilit kushdo – pavarësisht moshës, arsimit ose nivelit të aftësive – mund të bëhet mjeshtër në shitje, negocim, sipërmarrje dhe oratori.