Shëtitje në hënë me Ajnshtajnin

L1,400

Arti dhe shkenca e të mbajturit mend gjithçka

nga Joshua Foer

“Magjepsës . . . Rrëfimi i tij është i zgjuar e me humor, dhe ashtu si vepra e Dr. Oliver Sacks, i mbushur me një humanizëm që e lejon autorin t’i paraqesë misteret e trurit brenda një konteksti më të gjerë filozofik dhe kulturor”.

—Michiko Kakutani, The New York Times

Kategoritë: , SKU: 9789928265227 Etiketë:

Përshkrimi

Ndërsa studionte një artikull mbi kampionatin amerikan të memories, Joshua Foer u ndie po aq dyshues sa ç’ishte i intriguar nga deklarata e njërit prej konkurrentëve se edhe një memorie e zakonshme si ajo e tija, “nëse do të përdorej siç duhet”, mund ta fitonte këtë kampionat. Pas një viti me trajnime, ai u gjend në finalen e të njëjtit kampionat. Nën mbikëqyrjen e “atletëve mendorë”, Foer mëson teknika të lashta që më parë përdoreshin nga Cicero për të fiksuar në kujtesë fjalimet e tij, dhe nga studiuesit mesjetarë për të fiksuar libra të tërë. “Shëtitje në hënë me Ajnshtajnin” merr nga zbulimet më të fundit, nga një histori e papritur e memories dhe nga teknika të mentalistëve për të transformuar kuptimin tonë të të mbajturit mend. Përmes odisesë së tij të jashtëzakonshme, ne fitojmë një vlerësim të thellë për një dhuratë të cilën të gjithë e zotërojmë, por që shpeshherë e harrojmë.

 

“Intensiv dhe krejtësisht përpirës . . . Një vlerësim monumental për muskulin e mendjes”. —The Washington Post

“Me humor, tërheqës dhe plot me detaje të dobishme mbi teknikat e lashta”. —The Boston Globe

“Duhet lexuar patjetër . . . Libri i Foer-it është i jashtëzakonshëm dhe jashtëzakonisht praktik”. —The Philadelphia Inquirer

Informacion shtesë

Përkthyes:

Blendi Lami

ISBN:

978-9928-265-22-7

Nr. i faqeve:

420

Libërlidhja:

E butë