Pa mundim

L1,200

Kategoritë: , SKU: 9789928265845 Etiketa:

Përshkrimi

Ky udhëzues praktik për përmbushjen e qëllimeve bazohet në një parim shumë të thjeshtë: një situatë ose një detyrë nuk është aq sfiduese ose e ndërlikuar sa mund të duket.
Sapo fillon të praktikosh idetë e këtij libri, do të kuptosh që rruga më e lehtë ka qenë e disponueshme gjatë gjithë kohës.

Të gjithë e kemi provuar rrugën e lehtë. Të ka ndodhur ndonjëherë:

  • të jesh më produktiv kur ke qenë në gjendje të relaksuar?
  • të arrish një rezultat më të mirë edhe pse nuk u përpoqe shumë?
  • të bësh një herë diçka që të ka sjellë përfitime shumë herë?

Gjatë shkrimit të këtij libri kam pasur vetëm një motivim: të ndihmoj lexuesin të përjetojë këtë gjë më shpesh dhe më gjatë.

Jemi kushtëzuar të besojmë se rruga drejt suksesit është e mundimshme. Sigurisht, në jetë nuk mund të bësh gjithçka pa përpjekje, por është e mundur që gjërat thelbësore të bëhen më pak të pamundura; pastaj më të lehta; pastaj të thjeshta; dhe në fund të pamundimshme.

Gjatë shkrimit të këtij libri kam intervistuar ekspertë, kam lexuar hulumtimet e tyre dhe kam nxjerrë mësime nga ekonomia e sjelljes, filozofia, psikologjia, fizika dhe neuroshkenca. Kam bërë një kërkim të disiplinuar, me qëllim që zbuloj përgjigjet e pyetjes themelore: si mund ta bëjmë më të lehtë atë që është më e rëndësishme?

Informacion shtesë

ISBN:

9789928265845

Nr. i faqeve:

236

Viti:

2024

Lidhja:

E butë

Përkthyes:

Blendi Lami