Hotel Bahnhof

L1,000

nga Shkëlqim Çela

Kategori: SKU: 9789928391018 Etiketë:

Përshkrimi

I riu JC, një intelektual shqiptar në fillim të dekadës së fundit të shekullit që shkoi, e shikon Europën e Perëndimit dy herë brenda pak kohe: në fillim si vizitor pune dhe më pas si refugjat. Situatat janë të ndryshme, ndërsa përplasja kulturore vazhdon e njëjtë. Hoteli i stacionit të trenit ku JC strehohet, prej nga merr titullin romani, tashmë pret dhe mban refugjatë lindorë, me pasigurinë e destinacioneve të ardhshme të tyre, si trenat në binarë. Duket sikur janë trena kohe që vijnë e shkojnë dhe refugjatët tashmë pasagjerët e vërtetë të botës. Një “quo vadis” rri varur mbi çdonjërin prej tyre. Pyetje që mbetet pa përgjigje, ose merr shumë të tilla.

Informacion shtesë

ISBN:

978-9928-391-01-8

Nr. i faqeve:

288