Përshkrimi
Në vitet 1987-1988, Ismail Kadare ka depozituar në Paris afër Champs- Elysées, disa krijime që, për shkak të kundërtotalitarizmit të hapur, përbënin një rrezik të madh për të. Këto krijime ishin: romani “Hija”, romani “Vajza e Agamemnonit”, i shkruar në formë të dendësuar, rreth njëqind faqe, tregimet “Ikja e shtërgut” dhe “Vdekja e gruas ruse”, si dhe disa poezi e letra. Ismail Kadare ia dha çelësin, bashkë me autorizimin, presidentit të “Fayard”-it, Claude Durand, për ta hapur kasafortën në çdo rast që do ta quante të nevojshme, kuptohet, nëse shkrimtari do të ndodhej në rrezik. Claude Durand, që ishte në dijeni të plotë të përmbajtjes së tyre, në një rast të tillë, kishte të drejtë të bënte deklaratën përkatëse, t’i përkthente dhe t’i botonte ato. “Ikja e shtërgut” është i pari nga këto krijime që botohen në shqip, në të dy motërzimet, bashkë me një bisedë të shkrimtarit për të. Ai është botuar më parë në frëngjisht, me titullin “Kërcënimi i diellit”, në gazetën “Le Monde”, Paris, në korrik të vitit 1998.