Ismail Kadare: Kryqëzime letrare dhe kulturore

8.00

nga Ndue Ukaj

Category: SKU: 9789928313072 Tags:

Përshkrimi

Shkrimtari Ismail Kadare, nën diktaturë dhe pas rënie së saj, ka shkruar letërsi të këndshme, plot jetë dhe gjallëri, për njeriun, raportet e tij me politikën, historinë, me një fjalë, ai ka shkruar letërsi, të bazuar “te dashuria, nderi, dhembshuria, krenaria, mëshira, sakrifica, te vuajta, te dramat jetësore, etj.”, siç thoshte William Faulkner. Me këto elemente, vepra e tij, përbenë një botë të pafund të bukurisë së gjuhës, imagjinatës dhe mendimit.

Artin e Kadaresë e shquan një forcë tërheqëse e jashtëzakonshme estetike, ku kumbojnë melodi të bukura e dridhmuese dhe një gjuhë artistike sublime, kurse ajo që i mban të lidhura veprat e tij, është shumëllojshmëria temave, motiveve, rrëfimeve dhe stileve, si dhe toni madhështor narrativ, ku del në pah talenti dhe fuqia kreative, nëpërmes tekstit të pasur estetik dhe kulturor.

Informacion shtesë

ISBN:

978-9928-313-07-2

Nr. i faqeve:

176