Përshkrimi
Thanas Medi u lind më 1958. Jetoi në Dhoksat të Lunxhërisë – Gjirokastër. U diplomua për gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, 1984-1988. Në shtëpinë botuese “Toena”, më 2011, boton romanin “Hija e mallkuar”, vlerësuar me çmimin “Jakov Xoxa”, nga klubi i shkrimtarëve “Drita”, dhe më 2013, romanin “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”, vlerësuar nga Ministria e Kulturës me “Çmimi i Madh Kombëtar për Letërsinë”, si romani më i mirë i vitit 2013. “Kohë e djegur” është romani i tretë i tij.
Vlerësohet nga kritika si penë virtuoze, mjeshtër i kompozicionit, dialogut të koncentruar, gjuhës së larmishme dhe vizatimin me ngjyra origjinale të atmosferës letrare që karakterizon veprën e tij.