Mbi krimin në Ballkan

4.00

nga Ismail Kadare

Categories: , SKU: 9789995687434 Tag:

Përshkrimi

Lënda që përfshin ky libërth, në radhë të parë letrat, bashkë me gjykimet mbi to, kapin një periudhë çerekshekullore: 1987-2011. Ngjarje të mëdha, kanë tronditur në këtë kohë, gjithë planetin, veçanërisht kontinentin europian, rrjedhimisht gadishullin ballkanik, e bashkë me të, hapsirën tonë shqiptare.

Jehona e këtyre ngjarjeve, qofshin ato që lidhen me qendrën e historisë, siç quhet shpesh, e qofshin ato të rrethinave të saj, ndihen në këtë letërkëmbim. Rënia e komunizmit, bashkë me fundin e luftës së ftohtë, shpërbërja e tre shteteve feudale sllave, ribashkimi i dy Gjermanive, së fundi e krijimi i dy shteteve shqiptare në Ballkan, janë disa nga aktet e këtij teatri, ritmin dramatik të të cilit, e kanë përjetuar bashkërisht shumë kombe, shtete, aleanca dhe ndërgjegje popujsh.

Informacion shtesë

ISBN:

978-9995-687-43-4

Libërlidhja:

E butë