Përshkrimi
“Libri më i mirë deri tani mbi dallgët që “kalëroi” Donald Trump për të ardhur në pushtet. Ian Bremmer ka të drejtë kur thotë se zemërimi dhe përbuzja nuk janë plane. Ai na jep ide të mira dhe praktike rreth asaj që mund të bëhet për këtë”.
—Lawrence Summers, profesor në Harvard’s Kennedy School of Government dhe ish-drejtor i Këshillit Kombëtar Ekonomik
“Pak mund t’ia kalojnë Ian Bremmer-it për t’i matur pulsin shëndetit të kombeve dhe të botës. Në këtë libër ai zhytet në përçarjet dhe konfliktet prej valëve të protestave dhe populizmit që i dhanë Shteteve të Bashkuara Donald Trump-in dhe Europës Brexit-in”.
—Carl Bildt, anëtar i Këshillit të Europës për Punët e Jashtme
“Mendimtari im i preferuar për gjeopolitikën ofron një analizë mjeshtërore mbi arsyet pse globalizmi dështoi dhe pse populizmi po përhapet me shpejtësi. Ky libër jo vetëm do t’ju ndihmojë të parashikoni të ardhmen e kombeve, por do të luajë një rol për t’i dhënë formë kësaj të ardhmeje”.
—Adam Grant, autor i librave Give and Take, Originals, dhe Option B me Sheryl Sandberg
“Një anatomi e qartë dhe bindëse mbi të metat aktuale të politikës në shumë shtete. Diskutimi i Bremmer-it mbi mënyrat globale për të rishikuar kontratën shoqërore midis qeverisë dhe qytetarëve, ofron një rreze drite të mirëpritur”.
—Anne-Marie Slaughter, president & CEO e New America
“Politika globale sot është një xhungël. Sa mirë që Ian Bremmer mund të jetë shoqëruesi juaj”.
—David Miliband, president dhe CEO e International Rescue Committee
“Sërish, Ian Bremmer na jep një pamje të qartë të ngjarjeve kryesore të së nesërmes. Një paralajmërim në kohën e duhur, por edhe një burim shprese, libri Ne kundër atyre, duhet lexuar patjetër nga ata që shqetësohen për të ardhmen e botës sonë”.
—Nouriel Roubini, autor i librit Crisis Economics; profesor në New York University’s Stern School of Business; kryetar i Roubini Macro Associates
“Ian Bremmer është provokues, kundërshtues dhe gjithmonë inteligjent mbi gjendjen e botës sonë, të cilën e njeh kaq mirë!”
—Christine Lagarde, drejtorja menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar