Përshkrimi
“Shumë vjet më vonë, përballë togës së pushkatimit, kolonel Aureliano Buendía-s do t’i kujtohej ajo pasdite e largët kur i ati e çoi të shihte akullin”. Me këto fjalë nis një roman legjendar, një nga aventurat letrare më të jashtëzakonshme të shekullit XX. Familja Buendía-Iguarán, me mrekullitë e saj, fantazitë, idengulitjet, tragjeditë, incestet, kurorëshkeljet, rebelimet, zbulimet dhe dënimet, paraqet njëkohshëm mitin dhe historinë, tragjedinë dhe dashurinë e gjithë botës.
Gabriel García Márquez (1927-2014). Nobelisti i letërsisë në vitin 1982 dhe figura kulmore e të quajturit realizëm magjik, është një nga emrat më të shquar të letërsisë së përbotshme.