Palimpsest

4.00

nga Martin Camaj

Përmban:

  •  Nema
  •  Buelli
  •  Palimpsest
Category: SKU: 9789995687748 Tag:

Përshkrimi

‘Palimpsesti’ i zbulon Camajt misterin e mjeshtërisë së poetit, enigmën e asaj që ai kërkon në poezi. Enigma, sikundër shprehet vetë Camaj, qëndron në “një shkronjë”… …Për ‘shkronjën’ e cila e lë tekstin poetik të hapur, e bashkë me tekstin edhe interpretimin për të. Por, njëkohësisht, tek i jep fjalës drejtshkrimin gegë “shkrojë”, Camaj e ka fjalën edhe për ‘të shkruarit’ e për ‘shkrimin’ në përgjithësi. Si edhe, pa dyshim, për mundin e poetit në kërkim të shkronjës dhe të shkrojës së saktë. Në këtë pikë, poetika e palimpsestit na zbulon gjithë arsyen dhe forcën e saj. Pa llogaritur që vetë kënaqësia e deshifrimit vjen e bëhet një poetikë më vete.

 Prof. Dr. ARDIAN MARASHI

Pjesë nga parathënia për ciklin “Palimpsest”

 

Heshtja hermetike e Camajt, pra fjala e tij e copëzueme, të vërtetat e pathanuna, mënyra si ai i përbishtnon shprehjes deri në fund të ndjenjave të veta, i japin poezisë së tij nji vlerë të fortë evokative dhe ngjallin te lexuesi diçka, të pathanshmen që vetë vargu nuk e shpreh.

Prof. Dr. Ardian Ndreca

Pjesë nga parathënia për ciklin “Palimpsest”

Informacion shtesë

ISBN:

978-99956-87-74-8

Libërlidhja:

E butë

Nr. i faqeve:

148