Përshkrimi
Rruga e poezisë së tij është rruga e mundimshme e kthimit në atdhe të një autori të penguar nga të gjithë. Ai vjen vetëm, me gjuhën e vet, me gegnishten e larguar nga vetë gegnishtja e ndaluar, me poetikën e vet të larguar nga tradita shkodrane, edhe kjo e ndaluar, me poezinë e tij moderne e vetjake, krejt të huaj për poezinë vokalike, për tërmetin verbal me shumë epiqendra, për poetikën kolektive të realizmit socialist. Në këtë kënd ajo ka karakteristikat e fisnikërisë që Montale i njeh poezisë: plotësisht e padobishme, por asnjëherë e dëmshme.
DHURATA SHEHRI