Përshkrimi
Në Shqipëri, ashtu si në të gjitha trevat e ish-perandorisë komuniste, stinë pas stine e vit pas viti po mbërrijnë poetët e vonuar. Nga një shtet te tjetri, nga një gjuhë te tjetra, së shumti brenda përbrenda vendit e gjuhës së tyre, dalin në dritë shkrimtarët e ndaluar, ata që munguan aq gjatë e aq mundimshëm në jetën tonë. Qëllon që shfaqen së pari në vendin e vet e pastaj shtegtojnë te të tjerët, por ka nga ata që, të mbijetuar nëpër mërgime, mbërrijnë më në fund në atdhe.
Me këtë botim, dhe falë përkthimit mjeshtëror të Aurel Plasarit, na vjen këtë herë një mysafire e rrallë, një zonjë e madhe e poezisë, Anna Ahmatova.
Ismail Kadare
(Pjesë nga parathënia)