Portokall me kurdisje

L1,500

Anthony Burgess

Kategori: SKU: 9789928824400 Etiketë:

Përshkrimi

“Një roman brilant… [Një] satirë e pamëshirshme mbi shtrembërimet e mendjeve individuale dhe kolektive”.

  New York Times

 

Në vizionin e makthshëm ndikues të së ardhshmes të Anthony Burgess-it, ku natën vijnë kriminelët në pushtet, historia rrëfehet nga personazhi kryesor, Aleksi, një adoleshent që flet në një zhargon të shpikur fantastik që përçon fuqishëm reagimet e tij dhe të miqve të tij kundër shoqërisë së tyre. Marramendës dhe transgresiv, Portokall me kurdisje është një fabul e frikshme për të mirën dhe të keqen si dhe mbi kuptimin e lirisë njerëzore.

 

“Duket si një shokues i vogël pisanjos, por në të vërtetë është ajo gjë e rrallë në letrat angleze: një roman filozofik”.

 Time

 

Portokall me kurdisje… është një libër që ende mund të lexohet me kënaqësi të përhershme, argëtim të vazhdueshëm dhe herë pas here me adhurim të pabesueshëm”.

― Martin Amis, New York Times Book Review

 

“Një libër tmerrues dhe mahnitës”.

― Roald Dahl

 

“Një libër shumë i çuditshëm”.

― William S. Burroughs

 

“Rrëfyer në një zhargon piroteknik ekstravagant, i cili që atëherë është futur në leksikun kulturor, Portokall me kurdisje është një triumf postmodern”.

― Esquire

 

“Një mishmash fin i mizorisë… Nëse nuk e kuptoni, atëherë nuk mund të mos ju quaj ptica staraja që nuk mund të vidoni horrorsho veshçen kur e keni mu para gllazave. Dhe jarbliçka për ju”.

― Kingsley Amis

 

“Një prej romaneve më me ndikim dhe më novatore të të gjitha kohërave, dhe nga më të mirat”.

― Irvine Welsh

 

“Të gjitha fuqitë e z Burgess si një shkrimtar komik, që janë të konsiderueshme, kanë shkuar te gjuha e pasur e Utopisë së tij kokëposhtë”.

― Malcolm Bradbury

 

“Një arritje teknike e jashtëzakonshme”.

― New Statesman