Portrete pa kornizë

L900

nga Ajkuna Dakli

Kategoritë: , SKU: 9789928391780 Etiketë:

Përshkrimi

Është si deti. Kur kalon bregun të kridhesh në ujë, shtrin krahët dhe noton, megjithëse thellë në ndër- gjegje e di se nuk mund të shkosh shumë larg dhe nuk mund të notosh përgjithmonë. Por kur shkel në breg ndodh magjia e shpresës.
“Hyjmë?” – thua ti.
Unë të ndjek dhe kalojmë bregun. Uji është i vakët dhe i kthjellët. Shohim, për habinë tonë, një tufë peshqish që kërcejnë papritur në ajër të nxitur nga diçka ose në kërkim të diçkaje, duke u kthyer për një moment në një hark të artë mbi sipërfaqen gurkali dhe më pas zhduken po aq shpejt në thellësi.
“Eja”, – thua ti përsëri dhe kridhemi në det. Shtrijmë krahët dhe fillojmë të notojmë përpara. Sa më larg të mundemi.