Pradigmat e vetmisë në poezi

L1,500

Luan Topçiu

Kategoritë: , SKU: 9789928861085 Etiketë: Markë:

Përshkrimi

Libri “Paradigmat e vetmisë në poezi” është një studim i shkëlqyer në fushën e letërsisë krahasimtare. Autori dësh- mon aftësi të rralla për të dhënë gjykime me vlera shken- core në ndërlidhjet kulturore ndërmjet lirikës shqiptare dhe asaj rumune.
Prof. univ. Dr. doc. Alexandru Balaci
Anëtar titullar i Akademisë Rumune

(…) Vetmia pjellore, si status krijues, është sui generis, sepse është produktive, është liri — pasi çdo krijim është liri — dhe është enigmë, sepse çdo krijim është mister dhe çlirim.
Në vetmi merr jetë ai sekret që fshihet në errësirë, në zona të patrajta e të paforma; në këtë gjendje ravijëzohet gjeneza e krijimit. Shkrimtari nuk është thjesht ai që synon të shprehë një mendim të vetëdijshëm apo të mishërojë në vepër një ideal estetik të formuar më parë; ai udhëhiqet nga një nevojë më e thellë, dëshira për të krijuar diçka që ende nuk e njeh plotësisht.
Vepra lind nga një shtresë e nëndheshme e ndërgjegjes, nga një burim i errët dhe i paformë dhe, shpesh, merr trajta që i shmangen vullnetit apo pritshmërive të autorit, aq sa duket se autori nuk mundet të ruajë kontrollin mbi krijimin.
Dr. Luan Topçiu

Informacion shtesë

Viti:

2043

Faqe:

396