Onufri SHPK

Mirësevini në faqen tonë. Shihni më poshtë se çfarë ofron kompania jonë.

Shtëpia botuese

Onufri është shtëpia botuese e disa prej autorëve më të rëndësishëm shqiptarë e të huaj.
Zbulo më shumë

Shtypshkronja

Shtypshkronja e parë private në Shqipëri, sjell te ju cilësinë më të mirë të shtypit dhe libërlidhjes.
Zbulo më shumë

Libraria

E ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Libraria Onufri ju ofron një ambient të rehatshëm për të lexuar dhe studiuar, dhe gjithashtu organizon mbrëmje letrare, takime me shkrimtarë dhe aktivitete të ndryshme.
Zbulo më shumë

Gazeta ExLibris

E themeluar më 16 nëntor 2018, e përjavshmja letrare-kulturore, vjen te ju me shkrime nga autorë e studiues shqiptarë e të huaj.
Lexoni online
Minerva

Shtëpia botuese Minerva

Shtëpia botuese Minerva ju ofron librat më të mirë non-fiction dhe për zhvillim personal.
Zbulo më shumë

Onufri: Rreth nesh

Leja, për miratimin e veprimtarisë së shtëpisë botuese Onufri, është miratuar nga Ministria e Kulturës, me vendimin nr. 1640, datë 20 nëntor 1992.Themelues është Bujar Hudhri, i cili më parë kishte themeluar gazetat e pavarura “Fjala e lirë” (1991) dhe “Ku Vemi” (1992), kurse në maj 1992 shtypshkronjën e parë private, të pajisur me teknologji bashkëkohore, duke futur programet kompjuterike në shtyp, çka ishte risi për kohën.Shtëpia botuese Onufri ishte realizimi i ëndrrës që themeluesi i saj e kishte patur qëkur ishte gazetar i kulturës në gazetën lokale “Shkumbini” (1998-1990). Hapësirat gjithnjë e më të vogla, që gazeta ofronte për krijimet letrare, sidomos për talentet e reja, ishin nxitja e parë për të botuar vetë libra në të ardhmen.Objektivi i shtëpisë botuese Onufri ka qenë i përcaktuar qartë që në botimin e librit të parë: Të ishte shtëpia e vërtetë e shkrimtarëve shqiptarë, kudo ku ata jetonin dhe krijonin.
Më shumë rreth nesh