Rrethimi i Shkodrës

L2,500

nga Marin Barleti

1478. LINDJA DHE PERËNDIMI PO LUFTOJNË. SHQIPËRIA QËNDRON NË MES.
Përkthyer nga Henrik Lacaj

S’ka stok

Kategoritë: , Etiketë:

Përshkrimi

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t’u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t’u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.

Historia botërore i ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor – burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre.

Shikoni nga bedenat e kështjellës hordhitë osmane që zbardhin fushat përreth me çadra e ushtarë. Mësoni se si ishin përgatitur jeniçerët e se si topat bombardues u futën në historinë e luftërave. Mrekullohuni duke lexuar se si një grusht luftëtarësh thyen sulmet e egra të qindra e mijëra ushtarëve armiq.

Sulltani i mundur detyrohet të tërhiqet, por Shkodrën e mban të rrethuar, derisa, në fund, Senati Venedikas ia dorëzon atij si një ultimatum paqeje. Atëherë shkodranët, të zhgënjyer, zgjedhin mërgimin, për të mos u dorëzuar dhe lundrojnë përmes Adriatikut për në portet e sigurta të Venedikut.

 

“Një nga episodet më mbresëlënëse të luftës midis Perëndimit dhe Gjysmëhënës.”“Një nga episodet më mbresëlënëse të luftës midis Perëndimit dhe Gjysmëhënës.” FRANZ BABINGER, autor i librit “Mehmed Pushtuesi”

“Rrëqethëse! Një burim parësor i historisë së Ballkanit.”  ROBERT ELSIE, studiues i letërsisë dhe historisë shqiptare

“Shqiptarët tërhoqën forcat kryesore të Perandorisë Osmane kur ajo ishte në kulmin e fuqisë së saj dhe… thyen hovin e hordhive osmane drejt Perëndimit.”  GAZMEND SHPUZA, historian i periudhës osmane

“Shkodranët ishin tigra të luftës në majat e maleve.” KEMAL PASHAZADE, kronist osman i shekullit XV

“Lufta për Shkodrën përcaktoi fatin e ardhshëm të shqiptarëve në histori.”  FERIT DUKA, profesor në Universitetin Europian të Tiranës

“Kjo vepër bëri të njohur ndër shekuj dhe në të gjithë Europën luftërat e shqiptarëve kundër osmanëve.” LUCIA NADIN, autore e librit “Shqipëria e rigjetur”