Siddharta

5.50

Romani klasik i kërkimit për dijen, që ka mahnitur, frymëzuar dhe influencuar breza të tërë lexuesish, shkrimtarësh dhe mendimtarësh.

Edhe pse bën fjalë për një vend dhe kohë shumë të largët nga Gjermania e vitit 1922, atëherë kur u botua libri, ky roman është i mbushur me ndjesitë e periudhës së Hermann Hesse-s, duke kombinuar filozofi të pangjashme me njëra-tjetrën, si fetë lindore, prototipat Jungianë, individualizmi perëndimor, në një vizion unik për jetën, të shprehur përmes kërkimit të një njeriu për kuptimin.

Është historia e kërkimit të Siddharthës, një indiani brahman të pasur, i cili lë një jetë me privilegje dhe rehati në ndjekje të përmbushjes shpirtërore dhe mençurisë. Gjatë udhëtimit të tij, Siddharta ndeshet me asketë, murgj budistë, tregtarë të suksesshëm, një kurtizane të quajtur Kamala dhe një varkëtar të thjeshtë që ka zbuluar të vërtetën e jetës. Takimi me këta njerëz dhe përjetimi i fazave kryesore të jetës – dashuria, puna, miqësia dhe atësia – e bëjnë Siddhartën të zbulojë se dija e vërtetë drejtohet së brendshmi.

Categories: , , SKU: 9789928261946 Tag:

Përshkrimi

Hermann Hesse (1877-1962) vuajti nga depresioni, duroi kritikat për këndvështrimet e tij pacifiste, dhe kapërceu një seri krizash personale, të cilat e bënë t’i nënshtrohej psikoanalizës me J. B. Lang-un; një proces ky që solli Demian-in (1919), një roman në të cilin personazhi kryesor është në dyzim midis rregullit të ekzistencës borgjeze dhe botës së trazuar dhe joshëse të përvojës sensuale. Ky konflikt është i dukshëm në romanet e tij të mëpasshëm, përfshi Siddhartha (1922), Steppenwolf (1927), Narcissus and Goldmund (1930), dhe vepra e tij më e rëndësishme, The Glass Bead Game (1943). Hesse fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1946.