Secili shkruan tregimin e vet

L800

nga Granit Zela

Kategori: SKU: 9789928313850 Etiketë:

Përshkrimi

“Granit Zela shfaqet në rrethet letrare në fillim të viteve 2000, sidomos në shtypin letrar të krye- qytetit, në periodikët e ndryshëm letrarë, ku anga- zhohet me ese, shkrime e artikuj, kryesisht në gazetën Fjala. Ai është një poet që po e shpërfaq çdo ditë profilin e tij artistik përmes kulturës së të shkruarit, frymëzimeve të realizuara dhe figuracionit tejet profesional që aplikon”.

Prof. Dr. Roland Zisi,  studiues i letërsisë

 

 

“Megjithatë, lexuesi projektohet në ardhmëri, ai asnjëherë nuk ka munguar. Nuk do t’i mungojë edhe Granit Zelës me këtë libër, në të cilin ai ka gjetur notën e vet origjinale, regjistrin e zërit, intonacionin dhe kureshtinë e gjallë të eksperimentatorit. Struktura e ndërlikuar ritmike e strofës së Zelës përafron tradita të largëta e të afërta, duke i imponuar njësisë së vjershimit një vullnet serioz “zbutësi”. Me një ndjeshmëri dhe ndijim harmonik, në poezinë e Zelës është shkrirë një palitër ngjyrimi ekspresiv me përftesa leksikore prej trevës verilindore nga vjen, një plazmikë pothuaj virgjine”.

Agron Tufa, shkrimtar

 

 

“Gjuha e shkrimtarit, studiuesit dhe hulumtuesit shqiptar Granit Zela të bën për vete. Të përhumb mes emblematikës së saj. Me fuqinë e saj të mrekullueshme të bën më të lehtë, më të përqen- druar në lexim, më të destinuar të përcjellësh elemente që vijnë e ndërthuren mes situatave përshkruese. Është një gjuhë që vjen në hapësirën e të lexuarit dhe gërshetohet me çdo gjë që është shqiptare, tipike dhe autoktone. Është një gjuhë që formon tërë kuadraturën e jetës, udhëtimit jetik dhe pikturon për të vulosur në telajon e kohërave një masë të madhe pasunore të ardhur nga shekujt. Autori me këtë mjeshtëri radhitet në brezin e shkrimtarëve të rinj të pas viteve ’90 që skalitën jo vetëm fjalën, por ushtruan edhe një funksion tejet determinues në lidhjen kohore dhe historiografike”.

Fatmir Terziu, shkrimtar, kritik letrar