Transkript nga krevati tjetër

L1,000

nga Ervin Hatibi

Kategori: SKU: 9789928313621 Etiketë:

Përshkrimi

Një këmbë e vockël porcelani, copëz figurine gjetur rrugëve, godet me shkelma nga brenda sirtarin sa herë hapet e mbyllet, deri sa dikur një dorë e rrëmon prej errësie, e transporton përmes shtëpisë, hap derën e frigoriferit dhe nën atë ndriçim e fotografon me telefon, përmbi një dërrasë kuzhine nga ato ku zvogëlojmë me thikë materiale ushqimore. Fokusi kapërcen këmbën drejt vrragave të sa e sa prerjeve mbi dru, vrragat rastësisht bëhen filtri pas të cilit shfaqet ajo këmbë e vockël nën dritën e frigoriferit. Data 5 nëntor 2019 kur u caktua imazhi që vulosi këtë libër të sapopërfunduar, ora e saktë regjistruar gjithsesi 12:48 AM nga telefoni, kati i katërt mu mbi “të përpjetën e quajtur Defterdar”, krejt aty ku Naimi “nuk gjente dot shtëpinë mbrëmjeve” – po t’u besojmë kujtimeve të Mit’hat Frashërit.