Vajza, mjaft me shfajësime

L1,000

nga Rachel Hollis

Kategoritë: , SKU: 9789928265180 Etiketë:

Përshkrimi

“Unë besoj se ne mund ta ndryshojmë botën. Por në fillim duhet të ndalojmë së jetuari me frikën nga gjykimi për atë që jemi”.

Rachel Hollis e ka vërejtur shumë shpesh këtë: gra që nuk arrijnë potencialin e tyre të plotë. Ato e ndiejnë në zemër se duan më shumë, por druhen, frikësohen se nuk do të arrijnë perfeksionin, se nuk janë të mjaftueshme.

Në librin “Vajza, mjaft me shfajësime”, Rachel Hollis, autorja bestseller #1 e New York Times dhe themeluesja e një kompanie mediatike me vlerë miliona dollarë, ngre kambanën e alarmit. Ajo e di se plot gra janë mësuar ta përcaktojnë veten sipas të tjerëve, qoftë si bashkëshorte, nëna, bija, ose punonjëse, në vend që të marrin nën kontroll veten dhe gjërat që duan. Duke i sfiduar gratë kudo ku ndodhen që të mos ndalojnë së ndjekuri ëndrrat e tyre, Hollis zbulon ato shfajësime që duhet të eliminoni, sjelljet që duhet të përshtatni dhe aftësitë që duhet të fitoni në rrugën drejt përparimit dhe vetëbesimit.