Përshkrimi
Dalëngadalë, thuajse rreth dy dekada mbas vdekjes së shkrimtarit, vepra e tij po tejkalon një nga pengesat e fundme e thellësisht artificiale, për të mbërritur e plotë pranë publikut të vet. Pas botimeve shumë të rëndësishme, por të pjesshme të pasviteve nëntëdhjetë në Shqipëri, ajo po shkon drejt përplotësimit të saj. Në këtë pjekje të re mes autorit dhe lexuesve, takim mes miqsh të vjetër, por sidomos të rinj, pagëzimi “Biblioteka shqiptare”, që Camaj i pat bërë dikur kolanës së vet të botimit, i përngjan tashmë një ode miqsh. E me gjasë, duke parë mikun precioz në sy, duke shfletuar librat e kësaj biblioteke, krejt papritur mund të ndeshim vargun e tij fatidik që na pohonte dikur nën zë “e di se nuk jam vetëm”…
PERSIDA ASLLANI