Përshkrimi
Një rend botëror në të cilin asnjë shtet i vetëm apo aleancë e qëndrueshme shtetesh, nuk mund t’u bëjë ballë sfidave të lidershipit global. Çfarë ndodh kur G20 nuk funksionon më dhe G7 është e shkuar.
Nëse do të kërcënoheshim nga më e keqja – një shtet nuklear i lig, një krizë e madhe shëndetësore, kolapsi i sistemit financiar – ku do ta kërkonte bota lidershipin?
Për herë të parë në shtatë dekada, nuk ekziston asnjë fuqi e vetme apo aleancë fuqish që është e gatshme të marrë përsipër sfidat e lidershipit global. Përpara një brezi, Shtetet e Bashkuara, Europa dhe Japonia ishin superfuqitë e botës, demokracitë e tregut të lirë që e shtynin përpara ekonominë globale. Megjithatë sot, ato luftojnë vetëm për të gjetur balancën e tyre.
Analisti i mirënjohur gjeopolitik, Ian Bremmer, argumenton se ky vakum në lidership do të vazhdojë, teksa pushteti është kthyer në rajonal dhe jo në global. Tani që kaq shumë sfida i kapërcejnë kufijtë – që nga stabiliteti i ekonomisë globale dhe ndryshimi i klimës, te sulmet kibernetike dhe terrorizmi –bashkëpunimi ndërkombëtar nuk ka qenë kurrë më i nevojshëm.