12 rregulla për jetën

L1,500

nga Jordan B. Peterson

‘Një nga mendimtarët më të rëndësishëm që është shfaqur pas shumë vitesh në skenën botërore.’ SPECTATOR

Kategoritë: , SKU: 9789928265371 Etiketë:

Përshkrimi

“Figura atërore” që spikat YouTube-it është zëri i arsyes, që një brez i tërë e ka pritur me etje ta dëgjojë.
Në vitin 2017 dr. Jordan B. Peterson u bë njëri prej mendimtarëve publikë më popullorë në botë, dekada pasi u kishte shërbyer klientëve të tij si psikolog klinik dhe kishte frymëzuar studentët e tij si profesor i dëgjuar në Universitetin e Harvardit dhe atë të Torontos. Leksionet e tij në YouTube që ravijëzojnë lidhjet e thella midis neuroshkencës, psikologjisë dhe rrëfenjave më të vjetra të njerëzimit tërheqin mbi njëqind milionë shikues prej mbarë botës, ashtu siç bëjnë edhe kumtet e tij sa të prera aq edhe të nuancuara për përgjegjësinë personale dhe kuptimin që ajo i dhuron jetës. Në një kohë ndryshimesh të papara, kur strukturat familjare vijnë e shkërmoqen, edukimi degjeneron në indoktrinim dhe shoqëria politike polarizohet rrezikshëm, 12 rregulla për jetën ofron një antidot: të vërtetën – atë të vërtetë tejet të moçme, që u ndih problemeve moderne të jetës.
Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort aftësinë për të përqendruar vëmendjen, saqë e adhuronin si të ishte perëndi. Peterson-i diskuton këtu për disiplinën, guximin dhe domosdoshmërinë e të menduarit të kthjellët e të sinqertë, duke i distiluar ashtu zbulimet e shkencës dhe kumtet e miteve të mëdha të botës në dymbëdhjetë udhëzime të thella, që të rrëfejnë si të jetosh për së mbari brenda rregullit dhe kaosit të jetëve tona.
Bashkoju kujt ka gjetur tashmë frymëzim dhe udhërrëfim te mësimet e dr. Peterson-it. Zbulo në këtë libër me fuqi të pazakontë rregullat sa të thjeshta aq edhe të thella për të ftilluar vetveten, për të vënë shtëpinë në rregull dhe për të mbarësuar botën duke mbarësuar më së pari veten.