Bartësi i shpirtrave të përzënë

L800

nga Adil Olluri

Kategori: SKU: 9789928313324 Etiketë:

Përshkrimi

Një roman që na kthen në të kaluarën tonë të afërt, në luftën e Kosovës dhe eksodin biblik të shqiptarëve për të shpëtuar nga më e keqja. Një rrëfim në vetën e dytë që na flet dhe na bën vëzhgues e përkujtues gjatë leximit. Një rrëfim në të cilin i shohim ecejaket e njeriut tonë, zgripin e tij ekzistencial, frikën e tij të zakonshme në një kohë të pazakonshme, vullnetin e tij të paepur për ta shpëtuar veten dhe më të dashurit e tij nga ploja e përgjakshme. E pikërisht ploja e përgjithshme është në sfond të romanit, ndërsa peripecitë e individit, qytetarit të rëndomtë, njërit prej nesh, janë në qendër të tij.
“Bartësi i shpirtrave të përzënë” është një vepër që na vjen me një dimension human të portretizimit të luftës. Ai na flet për luftën pa heroizëm, pa patetikë, por me një çiltërsi dhe natyrshmëri të rrëfimit.