Do të doja që dikush diku të më priste

L700

Anna Gavalda

Kategori: SKU: 9789928186843 Etiketë:

Përshkrimi

Një takim dashurie që prishet nga një zile celulari, nata e çmendur e dy tetëmbëdhjetëvjeçarëve me Jaguarin e babait, aventura mizore e një veterinereje dhe hakmarrja e saj e hapur dhe e ashpër, sekreti i babait të një familjeje…

Në dymbëdhjetë tregime të mahnitshëm e tërheqës, Anna Gavalda – një shkrimtare zbulim, e ngjitur në majat e klasifikimeve franceze – përvijon në linja të shkurtra e të sakta, histori njerëzore, të cilat i bashkon një xixëllimë shprese, apo pritja për përmbushjen e një dëshire. Historitë e marra nga e përditshmja, me personazhe që shkojnë nga ushtari i ri me leje, tek një rockstar i djegur, nga një shkrimtare e re, tek një çift monoton pasanikësh të rinj, eksplorojnë një çast të jetës, kur diçka, në mënyrë të pashmangshme fillon të rrëshqasë në një drejtim të panjohur.

Duke regjistruar me mjeshtëri humnerat e shpirtit dhe emocionet më të fshehta, duke zbuluar atë detaj që vlen më shumë se një mijë fjalë, Anna Gavalda di të japë tonin e duhur, edhe falë ironisë së saj shkatërruese.

Me një qasje të shpenguar, me stil të lehtë e të drejtpërdrejtë, ajo i ofron lexuesit një kaleidoskop situatash, një numër variacionesh, mbi temën e nevojës për dashuri dhe asaj të vetmisë bashkëkohore.

Anna Gavalda ka lindur në Paris më 1970 dhe është diplomuar për Letërsi Moderne. Gjithmonë e apasionuar pas shkrimeve, ka fituar në 1992 çmimin për letrën më të bukur të dashurisë dhe në 1998 ka fituar çmimin e parë në tre konkurse letrare me tregime. Ajo punon si mësuese e gjuhës frënge gjatë paradites dhe pasditeve kujdeset për dy fëmijët e saj. Kohën që i mbetet ia kushton krijimtarisë. Librat e saj «Unë e dashuroja», «Mjafton të jemi bashkë» dhe «Do të doja që dikush diku të më priste» janë përkthyer në shumë gjuhë të botës duke njohur një sukses të jashtëzakonshëm.

 

Informacion shtesë

ISBN:

978-9928-186-84-3

Libërlidhja:

E butë

Nr. i faqeve:

192