Gjithçka që dëshiron

L700

Kategoritë: , SKU: 9789928265944 Etiketa:

Përshkrimi

Gjithçka që kam mësuar nga themelimi, zgjerimi dhe shitja e një kompanie

Derek Sivers rastësisht themeloi një biznes që ndihmonte muzikantët të shisnin muzikën e tyre. Ky biznes u kthye në shitësin më të madh online të muzikës së pavarur me mbi 150,000 muzikantë dhe $100 milionë shitje. Pas dhjetë vitesh, ai e shiti kompaninë për $22 milionë dhe të gjitha paratë i dha për bamirësi.

Në këtë libër ai ndan 40 mësime të rëndësishme, të cilat mund t’i lexosh për një orë. Pikat kyçe përfshijnë:

Kur themelon një kompani, ti krijon utopinë tënde, botën tënde të përsosur.
Biznesi nuk ka të bëjë me paranë, por me realizimin e ëndrrave të tua dhe të të tjerëve.
Të fillosh me zero para është përparësi. Nuk të duhet paraja që të ndihmosh të tjerët.
Plani yt i biznesit nuk është i sigurt. Nuk mund ta dish se çfarë duan të tjerët, pa e nisur më parë.
Mos e nis biznesin vetëm për përfitimin tënd personal. Përgjigju vetëm kërkesave për ndihmë.

Disa prej historive më të paharrueshme brenda librit vijnë nga gabimet e tij të tmerrshme, si për shembull rastin kur i kurseu 10 minuta vetes, por i kushtoi $3 milionë, dhe se si u sulmua prej Steve Jobs-it.

Informacion shtesë

ISBN:

9789928265944

Nr. i faqeve:

104

Viti:

2024

Lidhja:

E butë

Përkthyes:

Arben Shehu