Përshkrimi
Ikona bizantine e Donika Kastriotit ka pesë shekuj që mban në trupin e saj një të fshehtë shumë të rëndësishme për familjen Kastrioti, për vetë Arbërinë dhe historinë e saj.
Në vitin 1997, dy historianë medievistë shqiptarë ndërmarrin një ekspeditë të jashtëzakonshme në gjurmët e ikonës – në Napoli, në Valencia dhe në malin Athos. Aventura halucinante e shoqërojnë këtë ekspeditë, ashtu si edhe pengesa nga më të padëgjuarat.
Historia ndërthuret me mite, legjenda, dashuri qindravjeçare, dashuri të pamundura dhe të penguara. Historia kalon nëpër portat e hapësirës dhe kohës, përvidhet në Manastirin e Trinisë së Shenjtë të Valencias, në Manastirin e Hilandarit të Athosit dhe trupëzohet me një trill magjik romanor për të zhbiruar të gjitha fijet e misterit të Ikonës së Kastriotëve.
“Ikona e Plagosur” është një roman i rrallë në krijimtarinë e suksesshme të Mira Meksit.