Jeruzalemi i çliruar

18.00

nga Torquatto Tasso

Përshkrimi

Jeruzalemi i çliruar, (italisht: La Gerusalemme liberate) është një poemë epike nga poeti italian Torquato Tasso, botuar për herë të parë në vitin 1581, e cila tregon një version të mitizuar, të Kryqëzatës së Parë, në të cilën, kalorësit e krishterë, të udhëhequr nga Godfrey i Bouillon-it, luftojnë myslimanët për të marrë Jeruzalemin.

Vepra i përket traditës së Rilindjes Italiane të poemave epike romantike dhe Tasso shpeshherë merr elementë ngjarjesh dhe lloje personazhesh nga “Orlando i çmendur” i Ariosto-s. Poema e Tasso-s, ka edhe elementë të frymëzuar nga krijime të Homerit dhe Virgjilit (sidomos ato pjesë të veprave të tyre, që tregojnë rrethime dhe beteja).

Informacion shtesë

Përkthyes:

Henrik Lacaj

Nr. i faqeve:

656