Haxhi Murati

6.00

nga Lev Tolstoi

Categories: , Tag:

Përshkrimi

Në veprën e tij Haxhi Murati, Tolstoi pasqyron takimin e jashtëzakonshëm midis dy kulturave të polarizuara – oborrin e zgjedhur, të europianizuar të carit rus dhe prijësit e ashpër muslimanë të kodrave çeçene. Ky trill i shkëlqyer, kumbues nga këndvështrimi kulturor është shkruar rreth viteve të fundit të jetës së Tolstoit, por konflikti që ai përshkruan ka një përqasje të qartë, ironike me çështjet aktuale.

Colm Tóibín

 

Në vitin 1852, Haxhi Murati, një nga prijësit më të paepur të maleve, është tmerri i ushtrisë ruse. Rusët u kënaqën kur më në fund ai u dorëzua. Apo pa dashur kishin futur në gjirin e tyre një agjent të dyfishtë? Me portretet sarkastike që përshkruan – nga Haxhi Murati enigmatik deri te cari i shëndoshë dhe despotik – historia e shkruar nga Tolstoi është një koment i mprehtë dhe i arrirë mbi natyrën e marrëdhënieve politike dhe shteteve në luftë. Lev Tolstoi (1828-1910) është një nga shkrimtarët më të mëdhenj botërorë. Shumë i njohur për romanet e tij epike të shkëlqyera nga ana letrare si “Lufta dhe Paqja” dhe “Ana Karenina”, ai trajton në veprat e tij probleme të shoqërisë, politikës dhe traditës ruse.

 

Informacion shtesë

Përkthyes:

Afrim Koçi