Jubileu i shiut të çmendur

L800

nga Skënder Buçpapaj

Kategori: SKU: 9789928226808 Etiketë:

Përshkrimi

Skënder Buçpapaj e përfshin të gjithë leksikun e gjuhës shqipe, në mënyrën më elegante supreme, mjeshtër i metaforave dhe asosacioneve, mjeshtër i figurave të kuptimit e shqiptimit poetik, mjeshtër i kontrasteve, duket se i ka shterur të gjitha fjalët e kësaj jete, asnjë objekt i kësaj bote s’ka mbetur jashtë orbitës së poetit pa u përmendur, emër për emër, gjithë universi është brenda, universi i natyrës dhe universi i shpirtit të njeriut, sa vjen një moment kur duket se vargjet i shkruan subkoshienca e poetit në një dëlir e jerm niçean, shumë afër cakut e kufirit ku poeti vë në dyshim vetveten a është njeriu apo është vetë Zoti.

ELIDA BUÇPAPAJ

 

Me figuracionin e freskët, të pasur dhe origjinal, kjo poezi arrin gjithnjë të na befasojë.

SULEJMAN MATO

 

Poezia e Buçpapajt dëshmon për qëndrueshmërinë e tij por edhe për tërë atë energjinë, të cilën rrallë mund ta ketë gjithkush për të bërë ndërlidhjen në mes të unit dhe jetës, e aq më tepër, kur kemi parasysh se asnjëherë nuk jetohet pa begatinë e filozofisë së jetës.

SEJDI BERISHA

 

Skënder Buçpapaj shkruan në frymën moderne, sado që ngjarjet na duken krejt reale, me emra të njohur, me toponime të njohura, ato i janë nënshtruar një frymëzimi karakteristik, të veçantë dhe një dore të sigurt artistike.

Prof. Dr. XHAVIT ALIÇKAJ

 

Skënder Buçpapaj është poet i lindur!

 PETRO MEJDI

Informacion shtesë

Nr. i faqeve:

160