Lirika mes dy moteve

7.00

nga Martin Camaj


Përmban:

  • LIRIKA MES DY MOTEVE
  • LEGJENDA
  • VARGJE NGA “DJELLA”
  • VARGJE TË SHPËRNDAME
Category: SKU: 9789995687694 Tag:

Përshkrimi

Me këto ide të qarta në krye nis e gdhend vargun nga, me kohë e përvojë, shpërthejnë tinguj të rij dhe struktura tekstesh në trajtë të vet të përsosuna. Kësaj udhe shkuen De Rada dhe Schirò që me poezinë e tyne zbuluen thelbin e një miti të ri që përmban fatin tragjik dhe vullnetin me mbetë gjallë si vetje e fis, marrë si tanësi arbëri i arbreshit Nikollë Ketës.

Kuptimi i një lirike të tillë s’ka si të përnjësohet deshtas me nacionalizmin modern apo me ideologjitë moderne dhe as me filozofinë. Ajo në vetvete ashtë e shpjegueshme sepse ajo lirikë mbështetet në përvojën e mitit të lashtë, përçue nga struktura komunikative natyrore si janë besimet popullore e fenat.

Ky lirizëm për shumë poetë mërgimtarë të letërsive të vogla, si e jona, vjen vonë, në moshë të shtyme. Ata edhe kur janë të grishun në ndoj festë popullore ose në ndoj darkë mbërrijnë vonë, gjithkund tepër vonë! Arsyeja ashtë se ata tanë jetën me torbë në krah prej vendi në vend, humbën edhe ndijimin e kohës, mosdallimin e të sotmes me të nesërmen.

MARTIN CAMAJ

 

Informacion shtesë

ISBN:

978-99956-87-69-4

Libërlidhja:

E butë

Nr. i faqeve:

238