Kadare, bashkëkohës i epikes

L1,000

nga Alketa Spahiu

Kategoritë: , , SKU: 9789928824325 Etiketa:

Përshkrimi

Fragment nga intervista ekskluzive me Ismail Kadarenë

Një lloj trishtimi është shpesh atmosferë në librat tuaj, por pa qenë saktësisht një bezdi (ennui) përfundimtare. Shpesh vdekja në librat tuaj u kundërvihet realizmave falsë e shterpë. Në këtë mënyrë, mund të themi se shpesh te ju vdekja është mekanizëm i aksionit, i verbit. Çfarë motivesh mund ta mendojnë një gjë të tillë dhe në ç’mënyrë shkojnë ato drejt një libri?

Do apo nuk do shkrimtari, vdekja bën pjesë në dosjen e tij. Nuk ka në këtë shprehje asgjë patetike. Është në radhë të parë një çështje që lidhet me vetë mjeshtërinë, me thelbin e të shkruarit. Lidhjet me të janë të natyrshme. Shkrimtari e ka një pjesë të jetës së tij pikërisht pas mbarimit të saj, domethënë në vdekje. (Ajo që në mënyrë emotive quhet pavdekësi.) Dihet që çdo shkrimtar që e quan veten normal, domethënë serioz, ndërsa nuk e vret mendjen aq fort se sa do të zgjasë jeta e tij këtu në tokë, për zgjatjen e asaj tjetrës mendohet seriozisht. S’ka asgjë vanitoze ose turpëruese në një pohim të tillë. E kundërta do të ishte ashtu. Shkrimtari që nuk do t’ia dijë nëse letërsia e tij do të rrojë apo jo, mund të dyshohet për një pragmatizëm të tillë, që çon te mungesa e çdo skrupulli. Përparësia e letërsisë, e artit dhe e çdo krijimi vlerash shpirtërore, qëndron pikërisht te lidhjet e tij me të ardhmen. Ato nuk mund të jenë veç shpirtërore, pra idealiste.

Informacion shtesë

ISBN:

9789928824325

Nr. i faqeve:

240

Viti:

2024

Lidhja:

E butë