Kurba J

L1,500

nga Ian Bremmer

Kategoritë: , SKU: 9789928265326 Etiketë:

Përshkrimi

Kurba J u mundëson politikbërësve dhe strategëve të biznesit, një set mjetesh novatore që i ndihmon të kuptojnë riskun politik në shoqëritë ku ndryshimi është i shpejtë, mjete të cilat integrojnë pikëpamjet politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, në mënyra të reja e krijuese”.
—Francis Fukuyama, autor i librave The End of History and the Last Man

“Ian Bremmer ka krijuar një mënyrë të zgjuar e origjinale për të menduar se si shtetet zhvillohen. Kurba J i shkon në thelb dinamikës së ndryshimit që po prek zona të tëra të botës.
—Fareed Zakaria, autor i librit The Future of Freedom

“Bremmer argumenton bindshëm se diplomacia e zgjuar amerikane, duke shfrytëzuar forcat e globalizimit, mund t’i nxisë shoqëritë e mbyllura që të hapen pa u rrënuar. Në kohën e duhur, i thellë, e i shkruar me entuziazëm dhe qartësi, kjo është një punë mbresëlënëse analizuese dhe udhëzuese”.
—Strobe Talbott, president i Institutit Brookings, ish-zëvendës sekretar i shtetit

“Për ata që po kërkojnë ide, koncepte dhe teori të reja për të kultivuar një kuptim të shekullit të 21-të mbi përvojën tonë globale të shekullit të 21-të, Kurba J e Ian Bremmer-it është një libër themelor”.
—Daniel Burstein, bashkautor i librave Big Dragon dhe Road Warriors

“Kurba J është një mënyrë e re dhe e dobishme për të ekzaminuar qëndru- eshmërinë dhe stabilitetin e sistemeve politike, të cilat janë kaq thelbësore për formimin e politikës së jashtme. Libri i Bremmer-it është një përpjekje inkurajuese për t’iu larguar nocioneve të vjetra e anakronike të marrëdhënieve ndërkombëtare, që shumë shpesh përcaktojnë pa sukses politikën e jashtme”.
—Brian Urquhart, ish-nën sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

“Ky libër duhet lexuar patjetër, dhe jo vetëm për informacionet që ka mbi politikën e jashtme. Edhe institutet individuale mund të gjykohen mbi bazën e kurbës J dhe evolucioni i tyre mund të vlerësohet në mënyrë të ngjashme. Një analizë e jashtëzakonshme, që bie në sy për thellësinë, shtrirjen dhe qartësinë”.
—Vinton G. Cerf, evangjelist i internetit, Google