Pa formë është qielli

L700

<h3>nga <span style=”color: #e1474d;”>Ismail Kadare</span></h3>

Kategori: SKU: 9789992745150 Etiketë:

Përshkrimi

Njëqind vjershat dhe poemat në këtë përmbledhje janë gjithë ç’është më e mira në pesëdhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Ismail Kadaresë. Shumë prej këtyre vjershave kanë qenë bërthama të veprave të tij të ardhshme në prozë. Poema “Rrugëve të Moskës” do të çojë te romani “Muzgu i perëndive të stepës”, vjersha “Piramida e Keopsit” do të sillte më pas romanin “Piramida” etj. Por tek ai ka ndodhur dhe procesi i kundërt. Meqë ky roman nuk u botua, ndalimi i tij pjell vjershën “Laokoonti”. Studiuesit mund të gjejnë edhe poezi të tjera që kanë parathënë vepra të ardhshme në prozë të autorit. Titulli emblematik “Pa formë është qielli” na çon në fillimet e krijimtarisë së autorit. Të shkruaje kështu atëherë ishte e pazakonshme. Ky varg madhështor për atë qiell socialist, jo rastësisht është vënë prej tij në titull. I shpallur si program, dukej sikur poeti 21-vjeçar kërkonte një pamje tjetër të botës, një tjetër qiell, krejtësisht të pangjashëm nga ai rrafsh pa formë, si tru idioti.

Sikurse dihet, letërsisë, çlirimi dhe risitë kryesore i vijnë prej gjuhës. Në letërsinë shqipe të atyre viteve ai erdhi si çlirues i fjalës. Brenda qartësisë që nuk e braktisi kurrë, arriti ta çojë fjalën poetike deri në jerm, duke prodhuar një liri që të trembte. Brenda strukturës, që mbetej gjithmonë e ashpër, ajri i poezisë mbetej i qartë si ajër mali. Ajër vjeshte e dimri që janë dhe stinët e tij të poezisë.