Përshkrimi
E treta “sublimis cantica” – siç e quajti autori i saj, me vetëdije dhe bukuri të thellë – përmban në vetvete diçka të papërsëritshme, që e dallon nga të gjitha krijimet e tjera të letërsisë. Ajo duket ndryshe edhe prej dy pjesëve të tjera të poemës, të cilat janë aq revolucionare në krijimin e gjuhës. Sepse poezia e “Parajsës” nuk rrëfen ngjarje njerëzish, nuk përshkruan peizazhe. Ajo sendërtohet nga gjëra të padukshme dhe që, vetëm falë besimit, shpresohen. Gjithsesi, sidomos këtu, gjeniu dantesk arrin të shprehet me vargje të një fuqie të madhe, që ngelen përgjithmonë në mendjen e lexuesit me imazhe të një force sugjestive të jashtëzakonshme.