Policia e Kujtesës

L1,200

Yoko Ogawa

Përktheu nga anglishtja: Eni Myrtollari

Kategoritë: , , , SKU: 9789928391445 Etiketë:

Përshkrimi

Kapelë, fjongo, zog, trëndafil.

Për njerëzit që jetojnë në këtë ishull pa emër, gjësendi i zhdukur nuk ka më kurrfarë kuptimi. Mund të digjet në kopsht, të hidhet në lumë apo t’i dorëzohet Policisë së Kujtesës. Shumë shpejt, ishulli do të harrojë se ai pat ekzistuar. Kushedi se çfarë do të zhduket mandej… Pjesa më e madhe e banorëve të ishullit nuk preken nga këto ndryshime, ndërsa ata pak që arrijnë të kujtojnë sendet e zhdukura jetojnë me frikë nga Policia e Kujtesës, e vendosur të mos lejojë asnjë gjurmë nga e shkuara.

Ditën që një romanciere e re zbulon se redaktori i saj rrezikon të kapet nga Policia e Kujtesës, ajo dëshiron dëshpërimisht ta shpëtojë. Për të po bëhet gjithnjë e më e vështirë të fshehë kujtimet e veta. Të dy ata do të përpiqen të shpëtojnë të shkuarën, objektet dhe veten.

“Policia e Kujtesës” është një distopi e bukur dhe përndjekëse për fuqinë e kujtesës dhe për traumën e humbjes, nga njëra prej shkrimtareve më të mëdha të Japonisë.

 

“Ogawa është e veçantë, elegante dhe tejet shqetësuese. Unë adhuroj çdo shkrimtar që guxon të punojë në këtë territor të paqetë – këtu jemi në zgrip të së pathënës.”

– Hilary Mantel

 

“Më se origjinale.”

– Paul Auster

 

“Policia e kujtesës është një kryevepër: një “minierë” që mund të përjetohet si trillim ose alegori, paralajmëruese dhe shndritëse. Është një roman që na bën të shohim ndryshe, i shpërfaq idetë e veta pa zhurmë, duke e ditur se secili çastet kur gjërat janë të qarta, të bukura dhe vërtetë të kuptimta, në fakt është i përkohshëm. Është roman politik dhe njerëzor, i cili nuk të siguron për asgjë. Është një vepër e rrallë durimi dhe vizioni kurajoz.”

—The Guardian

 

“Një fabul distopike elegante dhe e thjeshtë. Të lexosh “Policia e kujtesës” është si të ecësh mes dëborës: qetësisht e prapëseprapë me ankth, i rrëqethur nga tmerri dhe mpirja. Stili i menduar i Ogawa-s kap tjetërsimin e qenies gjallë si pjesë e ekosistemit të botës, akullnajave, gjuhëve, kafshëve dhe papritur,  e ardhmja e mundshme zhduket më shpejt sesa të mund ta perceptojë cilado mendje.”

—The New York Times Book Review