Pse flemë

L1,500

nga Matthew Walker, PhD

Kategoritë: , SKU: 9789928265746 Etiketë:

Përshkrimi

“Një neuroshkencëtar ka zbuluar një mënyrë revolucionare për të na bërë më të zgjuar, më tërheqës, më elegantë, më të lumtur dhe më të shëndetshëm: një gjumë i mirë.”

—The Guardian

 

 

Gjumi është një nga dimensionet më të rëndësishme të jetës. Paradoksalisht, është gjithashtu një fenomen thuajse i panjohur. Deri kohët e fundit, shkenca nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej pyetjeve të tilla: pse flemë? Cilat janë pasojat e mungesës së gjumit në shëndetin tonë? Çfarë dobie ka gjumi?

Duke vepruar në trurin tonë, gjumi përmirëson aftësitë tona për të mësuar, për të kujtuar dhe për të marrë vendime racionale. Ai kalibron emocionet, fuqizon sistemin imunitar dhe rregullon metabolizmin. Ëndrrat lehtësojnë kujtimet tona të dhimbshme dhe krijojnë një realitet virtual që nxit kreativitetin.

Ky libër, i përkthyer në tridhjetë gjuhë, shpalos për herë të parë zbulimet madhore mbi gjumin dhe ëndrrat.

Në vetëm njëqind vjet, qeniet njerëzore kanë braktisur nevojën e tyre biologjike për gjumë të mjaftueshëm. Si rezultat, cilësia e dobët e gjumit në vendet e industrializuara ka ndikim katastrofik në shëndetin, jetëgjatësinë, sigurinë, produktivitetin dhe edukimin e fëmijëve tanë.

Kjo epidemi e heshtur e mungesës së gjumit përbën sfidën më të madhe të shëndetit publik, me të cilën vendet e zhvilluara po përballen në shekullin XXI. Nëse duam të shmangim grackën mbytëse që krijohet nga neglizhenca ndaj gjumit, vdekjen e parakohshme që shkakton, dhe problemet shëndetësore që sjell, duhet të ndryshojmë rrënjësisht pikëpamjet tona personale, kulturore, profesionale dhe shoqërore për gjumin.