Përshkrimi
Disa nga ata që shkruajnë, shkruajnë me idenë se si duhet jetuar. Në fakt, po qe se mendoni se këtu do gjeni të njëjtën gjë, mos lexoni nga këto shkrime – unë shkruaj mbi atë se si nuk duhet jetuar. Në fund të fundit, është e qartë se letërsia e ankthit, misterit dhe e vrasjeve tregon se në të vërtetë nuk ekziston kurrë një arsye mbi vrasjen e një njeriu, edhe nëse vrasësi pretendon se ka një arsye – ai prapë nuk ka; dhe se ato për të cilat ne mendojmë që na mbajnë gjallë, janë vetë ato që kanë një afat të caktuar jete. Një tog miqsh është gjë e bukur, edhe karvane me deve barrëse të kesh është e mrekullueshme, por ne marrosemi dhe jetët tona i ulim në nivele të cekta të së vdekshmes duke e futur veten në humnerën e pafundme të dëshpërimit.