Ra ky mort e u pamë

5.50

nga Ismail Kadare

Category: SKU: 9789928164551 Tag:

Përshkrimi

Ne kishim qenë prej kohësh brenda saj, por veç tani, spikama e tragjedisë u bë zotëruese. Të gjitha ngjarjet e përditshme, deklarimet e Këshillit të Sigurimit, ose të NATO-s, nisja e aero-planmbajtëseve, bombardimet, masakrat, shpërnguljet, merrnin aty për aty një zi sipërane, dendësoheshin brenda një ngrehe, që ngjante e mbinatyrshme, si në teatrin antik, por që s’ishte veçse pjellë e jetës sonë. Kështu, përpara syve të gjithë botës, popullit shqiptar i ra për pjesë të përjetojë një nga zezonat e rralla që kanë tronditur këtë planet. Që nga lozhat e tyre, të tjerët e ndoqën me javë e me muaj krusmën e tij. Shumica, me dhembje e brengë, disa me shpërfillje e të tjerë, më të paktë, me cinizëm. Kështu, e panë si u godit me sëpatë, si u shkul nga themelet, si u rrëzua e si u ngrit prapë duke iu marrë këmbët nga ai tmerr.

Këto shënime japin ngjarje të për-ditshme e të veçuara, ashtu siç kanë ndodhur ditë pas dite, gjatë këtyre dhjetë muajve. Ato janë lënda e një drame të shpërbërë, ose më mirë gurët e saj. I përket lexuesit që, gjatë leximit, t’i bashkojë në mendjen e tij, për të ndërtuar ai vetë katedralen e një vuajtjeje.

Informacion shtesë

ISBN:

978-9928-164-55-1

Libërlidhja:

E butë