Ujku i Wall Street-it

13.00

Jordan Belfort

26 vjeç, multimilioner burse, 36 vjeç, i burgosur federal.

Festoja si yll roku, jetoja si mbret dhe mezi i mbijetova shkëlqimit dhe rënies sime si ikonë e sipërmarrjes amerikane.

Category:

Përshkrimi

Ditën, bënte mijëra dollarë në minutë. Natën, i shpenzonte me sa furi të mundej. Nga ahengu i shfrenuar që fundosi një jaht 50 metërsh dhe i solli një faturë hoteli 700 000 dollarëshe, e deri tek e shoqja me fëmijët që e prisnin në shtëpi dhe agjentët e rinj e mbushamendës të bursës, që vdisnin për festa dhe që e thërrisnin mbret, këtu, me fjalët e vetë Jordan Belfort-it, jepet historia e gjeniut yllshuar  që e quanin “Ujku i Wall Street-it”. Në vitet ’90, Belfort u bë një nga strumbullarët më famëkëqinj të financave amerikane: një mashtrues aksionesh, i shkëlqyer dhe komplotues, i cili e nxori turmën e trimave të vet nga Wall Street dhe e çoi në një zyrë të stërmadhe në Long Island për një aventurë të papërmbajtur. Është një rrëfim i jashtëzakonshëm lakmie, pushteti dhe teprie, që s’mund ta shpikte dot kurrkush: historia e një djali të zakonshëm që kaloi nga shitja e akullit italian në rrugë te fitimi i qindra miliona dollarëve… derisa gjithçka e mori lumi.

“Shqeto dhe, shpesh, të shkul gazit”.

–  The New York Times

 

“Kryqëzim i Flakadanit të kotësive të Tom Wolfe-t me Njerëzit e mirë të Scorsese-s…. Belfort ka prekjen e Midës”.

– The Sunday Times (Londër)

 

“Zbavitës si libër sensacionesh, por i vërtetë si padi federale…

një lexim që të heq trurin”.

– Kirkus Reviews

 

“Jetëshkrim magjepsës dhe tërheqës”.

– Player

 

“Është i parafinuar, pa dyshim, dhe vulgar… si dhe një lexim që të heq trurin…. Zbavitës si libër sensacionesh, por i vërtetë si padi federale”.

– Kirkus Reviews

 

“Një rrëfim i pushtetit dhe i paturpësisë amerikane, që do ta bënte krenar Tony Soprano-n…. Në këtë rrëfim të lakmisë amerikane të fundshekullit të njëzetë, Belfort demonstron se, qoftë kur bursa është optimiste, apo pesimiste, ata që e bëjnë interesante janë ujqit”.

– Hampton Sheet

 

“Proza e tij përmban një aspekt obsesiv dhe të rrëmbyer që i bën jehonë prozës së heronjve të tij, [Tom] Wolfe dhe Hunter S. Thompson…. Belfort ia del t’i rrëfejë ndodhitë në një mënyrë që nxjerr në pah edhe shthurjen, edhe cenueshmërinë  e tij”.

 

– The New York Times

 

“Për ata që s’e njohin plotësisht Wall Street-in, është i rëndësishëm leximi i këtij libri. Mendojeni si vizitë në ato lloj skutash të skenës financiare të bursës, ana e errët e së cilës, në forma të ndryshme, është gjithmonë e pranishme. Për ata që kanë më tepër përvojë, ky mund të përbëjë një lexim të thjeshtë, të qartë dhe zbavitës”.

– The Street

 

“Ngritja si raketë [e Belfort-it] nga shitja e akullit italian me karrocë dore deri te një pasuri e papërfytyrueshme… dhe, pastaj, pothuajse po aq shpejt, te rënia në burg… është pothuajse po aq zbavitëse (nga largësia) sa dhe tronditëse, falë humorit të zymtë dhe ndjenjës komike e vetëkritike të tij”.

– Sullivan County Democrat

 

“Me imtësi komike dhe gojëndyrë, ai rrëfen ngritjen e vet meteorike në botën e financave…. Kujtimet e Belfort-it, shpesh tërheqëse, të mprehta, komike dhe çapkëne, përbëjnë kënaqësi të vërtetë e të ashpër. Nota: 10”.

– Rocky Mountain News

 

“Ky libër të bën të shkulesh së qeshuri”.

– Sunday Times (Londër)