Leonardo da Vinci

26.00

nga Walter Isaacson

Ai ishte gjeniu më krijues në histori.

Çfarë sekretesh mund të na mësojë?

S’ka stok

Përshkrimi

“Të lexosh këtë biografi madhështore të Leonardo da Vinci-t, është të ndërmarrësh një udhëtim përmes jetës dhe veprave të një prej qenieve më të jashtëzakonshme njerëzore të të gjithë kohërave, në shoqërinë e udhërrëfyesit më përfshirës, më të informuar dhe më mendjemprehtë. Walter Isaacson është njëkohësisht një studiues i vërtetë dhe një shkrimtar magjepsës. Dhe çfarë mësimesh të vlefshme do të gjeni në këto faqe”.

—DAVID MCCULLOUGH

 

 

Autori i librave bestseller mbi Steve Jobs, Albert Einstein dhe Benjamin Franklin, përmes kësaj biografie të re dhe emocionuese, na sjell në jetë Leonardo da Vinci-n.

Duke marrë prej mijëra faqeve nga blloqet e shënimeve të Leonardo-s dhe përmes zbulimeve të reja për jetën dhe punën e tij, Walter Isaacson thur një narrativë e cila lidh artin me shkencën e tij. Ai tregon se si gjenialiteti i Leonardo-s bazohej mbi aftësi të cilat ne mund t’i përmirësojmë te vetja jonë, si për shembull kureshtja e zjarrtë, vëzhgimi i vëmendshëm, dhe një imagjinatë kaq lozonjare, saqë flirtonte me fantazinë.

Kreativiteti i tij, njësoj si i novatorëve të tjerë të mëdhenj, vinte nga qëndrimi në udhëkryqin midis shkencave humane dhe teknologjisë. Ai rropi lëkurën nga fytyrat e kufomave, vizatoi muskujt që lëvizin buzët, dhe më pas pikturoi buzëqeshjen më të paharrueshme të historisë, atë të Mona Lisa-s. Ai zbuloi matematikën e optikës, tregoi se si rrezet e dritës bien mbi kornenë e syrit, dhe prodhoi iluzione të ndryshimit të perspektivës në Darka e fundit. Isaacson gjithashtu përshkruan se si entuziazmi që e shoqëroi Leonardo-n gjatë gjithë jetës për vënien në skenë të shfaqjeve teatrale, karakterizoi pikturat dhe shpikjet e tij.

Aftësia e tij për të kombinuar artin dhe shkencën, kthyer në ikonë nga vizatimi i tij, i cili mund të jetë vetë ai brenda një rrethi dhe një katrori, mbetet receta e qëndrueshme për novacion. Jeta e tij duhet të na kujtojë rëndësinë e mbrujtjes te vetja jonë dhe te fëmijët tanë, jo vetëm njohuritë që marrim, por edhe gatishmërinë për t’i vënë në pikëpyetje – të jemi imagjinues dhe, ashtu si rebelët e talentuar të çdo epoke, të mendojmë ndryshe.

Informacion shtesë

Përkthyes:

Bledar Kurti

ISBN:

978-9928-265-07-4

Nr. i faqeve:

600

Libërlidhja:

E fortë