Vuajtjet e djaloshit Verter

L700

Johann Wolfgang von Goethe

Kategoritë: , SKU: 9789992745823 Etiketë:

Përshkrimi

Vuajtjet e djaloshit Verter është një libër i një njeriu që di, i një njeriu që kupton se, edhe pa qenë Verter, ai depërton plotësisht te Verteri dhe i rreh zemra bashkë me atë, por nuk flet përçart bashkë me atë. Dhe këtu qëndron magjia; bashkëjetesa e përsosur midis ndjeshmërisë së menjëhershme me ndërmjetësinë e arsyes, bashkimi i zjarrit të pasionit me transparencën e pështjellimit.

Benedetto Croce

 

Tragjedia e dashurisë së Verterit është shpërthimi tragjik i të gjitha pasioneve, të cilat zakonisht paraqiten në jetë të veçuara, të izoluara, abstrakte; kurse këtu, ato janë shkrirë në zjarrin e pasionit të dashurisë në një masë të vetme të përflakur dhe plot dritë.

Gyorgy Lukacs

 

Kur përshkruan fatkeqësinë e tij, kur një lodër kapitëse anaforash na kredh si në mes të një humnere të errët ose na zbulon mizorinë me një frazë të thatë e me shpejtësinë e llamburitjes së një rrufeje, Verteri hesht e nuk na thotë as gjysmë fjale se pasioni i tij është pikërisht një dëshirë e dëshpëruar fatkeqësie, një dëshirë vdekjeje.

Synimi pararomantik drejt pafundësisë na zbulon pamjen e tij shkatërrimtare: përpara tij vlerat e të jetuarit zbehen duke marrë pamjen e një spektri të “ëndrrave”, duke zbuluar kështu kotësinë patetike të “figuravë laryshe” me të cilat i dënuari stolis muret e burgut të tij.

Paola Caprioli