Laver Bariu: Ustai i fundit

L1,800

Vasil S. Tole

Kategoritë: , SKU: 9789928861399 Etiketë:

Përshkrimi

Muzika e Usta Laver Bariut nuk njeh fund apo mbyllje.
Ajo vazhdon të jetojë përtej biograsë, përtej kohës historike dhe përtej vetë tingullit të regjistruar, duke qenë
një trashëgimi e gjallë dhe jo muzeale. Ajo mbetet një prani aktive në kujtesën kulturore të Përmetit dhe të
gjithë hapësirës së muzikës me saze, e më gjerë se kaq, si dëshmi e një mënyre të të menduarit, të ndierit dhe të
komunikuarit përmes muzikës. Rruga e jetës së Usta Laverit, nuk është thjesht historia e një këngëtari dhe instrumentisti virtuoz, por rrëmi i një modeli kulturor që krijoi e transmetoi vlera shpirtërore. Kjo trashëgimi vazhdon të gjallojë në kujtesën tonë kolektive, në interpretimet e reja, në studimet muzikologjike dhe në identitetin e muzikës me saze. Në këtë kuptim, titulli “Ustai i fundit” nuk shënon mbylljen e një tradite, por fundin e një epoke dhe llimin e përgjegjësisë sonë për ta ruajtur, për ta kuptuar dhe për ta përcjellë atë më tej. Ky epilog është, në thelb, një ftesë: të dëgjojmë me vëmendje, të
kuptojmë më në thellësi dhe të mbajmë gjallë atë që Usta Laver Bariu na la si trashëgim: muzikën me saze!

Informacion shtesë

Kopertina:

E fortë

Faqe:

442