Arti i brishtë i not giving a f*ck

L1,000

nga Mark Manson

Kategoritë: , , SKU: 9789928444035 Etiketë:

Përshkrimi

Në këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive.

Për dekada me radhë na kanë thënë se çelësi për një jetë të lumtur dhe të pasur, është të mendosh pozitivisht. Por kësaj i ka ardhur fundi. “Pirdhu pozitivitet”, thotë Mark Manson. “Të jemi të sinqertë; ndonjëherë, gjërat në jetën tonë janë mut dhe duhet të mësojmë si të jetojmë me to”. Gjatë viteve të fundit, Manson – përmes blogut të tij tejet të njohur – ka punuar që të korrigjojë supozimet tona të pavërteta për veten dhe për botën. Tani, ai paraqet mençurinë e fituar me shumë mund, në këtë libër novator.

Manson argumenton se – mbështetur nga studimet akademike dhe shakatë në kohën e duhur –përmirësimi i jetës nuk varet nga aftësia jonë për të bërë limonadë nga limonët, por të mësojmë si të tresim më mirë limonët. Qeniet njerëzore kanë të meta dhe kufizime – siç shkruan ai, “Jo të gjithë mund të jenë të jashtëzakonshëm – në shoqërinë tonë ka fitues e humbës dhe pjesërisht, kjo nuk është as e drejtë dhe as faji yt”. Manson na këshillon të mësojmë kufizimet tona dhe t’i pranojmë ato. Ai thotë se ky është burimi i vërtetë i forcës. Kur përqafojmë frikën, fajet dhe pasiguritë tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi të vërtetave të dhimbshme, por përballemi me to – mund të gjejmë guximin dhe vetëbesimin, të cilat i kërkojmë me aq dëshpërim.
“Në jetë, kemi një numër të caktuar gjërash për të cilat mund ta çajmë trapin. Ndaj, duhet t’i zgjedhim me mençuri”. Manson sjell një diskutim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, të mbushur me histori argëtuese dhe me një humor profan e të pamëshirshëm. Ky manifest është një shuplakë rifreskuese për të gjithë, në mënyrë që të nisim një jetë më të kënaqshme dhe më me këmbë në tokë.