Përshkrimi
Kur Ana gjashtëmbëdhjetëvjeçare fillon të marrë mesazhe nga një kohë tjetër, prindërit e çojnë te një doktor. Por ai nuk gjen dot asgjë që nuk shkon me Anën; në fakt, ai mendon se mund të ketë një të vërtetë te çfarë po sheh ajo.
Ana përndiqet nga imazhe të botës së shkretë të vitit 2082. Sheh stërmbesën e saj, Nova, në një shkretëtirë të banuar nga të mbijetuar të rreckosur, pasi kafshët dhe bimët janë zhdukur.
Sa më shumë Ana sheh, aq më shumë kupton se duhet të veprojë për të parandaluar që e ardhmja në vizionet e saj të bëhet e vërtetë. Por a mund të veprojë ajo shpejt mjaftueshëm?